Britania e Madhe synon të vaksinojë të rriturit deri në fund të korrikut

Nga Exit News
Britania e Madhe synon të vaksinojë të rriturit deri në fund të korrikut

Të gjithë të rriturit në Britaninë e Madhe do të marrin dozën e parë të vaksinsës deri në 31 korrik, njoftoi të dielën kryeministri britanik Boris Johnson

“Ne synojmë t’i japim një dozë çdo të rrituri deri në fund të korrikut, gjë që do të ndihmojë për të mbrojtur më të rrezikuarit. Më pas do të lehtësojmë masat kufizuese në vend”, tha Johnson për BBC.

Qeveria britanike synon që të japë dozën e parë të vaksinës për të gjithë personat mbi 50 vjeç deri në 15 prill.

Njoftimi vjen një ditë para se qeveria të pritet të paraqesë një plan për të lehtësuar masat kufizuese përpara Pashkëve.

Johnson pritet të miratojë një “udhërrëfyes” për heqjen e kufizimeve të koronavirusit më 22 shkurt.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>