Britania gati të dëbojë shtetasit evropianë pa leje qendrimi

Nga Exit News
Britania gati të dëbojë shtetasit evropianë pa leje qendrimi

Qytetarët e BE -së të cilëve u refuzua e drejta për të qëndruar në Britani të Madhe duhet të largohen nga vendi dhe nëse nuk e bëjnë, ata do të dëbohen, sipas një ministri të qeverisë britanike, raporton Politico.eu’

Ministri i Imigracionit Kevin Foster i tha gazetës italiane La Repubblica në një intervistë të botuar të shtunën se “shtetasit e BE -së të cilëve u refuzua statusi dhe të cilët qëndrojnë në vend, do të quhen të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ai shtoi se “njerëzit të largohen nga vendi vullnetarisht” dhe nëse nuk e bëjnë këtë, zyrtarët e imigracionit “do t’i dëbojnë”.

Britania e Madhe i ka dhënë rreth 5.4 milion qytetarëve të BE -së të drejtën për të qëndruar në vend. “Deri në 31 gusht 2021, ka rreth 400,000 aplikime në pritje të një vendimi,” tha Foster.

“Ata që me arsye kanë kaluar afatin [për të aplikuar për të qëndruar në MB] janë ende në kohë të aplikojnë,” shtoi ministri.

Sidoqoftë, Britania e Madhe po lufton për të plotësuar mungesat në tregun e punës, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ushqimit.

Të shtunën, qeveria britanike konfirmoi se po shqyrton rregulla më liberale për pajisjen me viza për kamionistët, sipas Financial Times.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme