Britania heq izolimin për personat e vaksinuar pas kontaktit me një të infektuar

Nga Exit News
Britania heq izolimin për personat e vaksinuar pas kontaktit me një të infektuar

Britanikët plotësisht të vaksinuar nuk do të izolohen më edhe pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19, duke nisur nga e hëna, 16 gusht. Ata do të duhet të bëjnë testin e Covid-19. Vendimi u morr të mërkurën nga qeveria britanike.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se ersonat që kanë marrë dy doza kanë shumë pak gjasa të sëmuren. Madje ministri u shpreh se edhe testi I Covid-19 do të jetë me dëshirë dhe jo i detyrueshëm.

Ky vendim do të lejojë edhe vazhdimin e shkollës normalisht. Nëse të gjithë nxënësit janë të vaksinuar plotësisht ata nuk do të izolohen dhe klasa nuk do ët mbyllet edhe nëse ka raste positive.

Nga izolimi do të përjashtohen edhe prsona të cilët për arsye shëndetësor e nuk mund të vaksinohen. Por, sërish ministri u shpreh se personat e vaksinuar këshillohet të mbajnë maskën në ambjente ët mbyllura dhe të mbipopulluara.

Punonjësit e qendrave shëndetësore, të cilët punojnë me persona në rerzik, do të kthehen në punë pas një testi negativ të Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>