Ministrat britanik kanë votuar të mërkurën për lejimin e hyrjes në vend të personave plotësisht të vaksinuar, që udhëtojnë nga SHBA-ja dhe BE-ja, pa patur nevojë për karantinë.
Lajmin e bëri të ditur BBC-ja, e cila njoftoi se vendimi sapo u votua nga ministrat, por ende mbetet e paqartë se si do të verifikohet statusi i vaksinimit.
Masa u kundërshtua nga partia kryesore e opozitës, Partia Laburiste, që e cilësoi planin si “të pamatur”.
Kjo, pasi udhëtarët nga jashtë mund të sillnin variante të reja drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Një ditë më parë, drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr. Rochelle Walensky pohoi se, sipas studimeve, personat e vaksinuar plotësisht janë po aq bartës e transmetues të varianteve të Covid-19.
Në fakt, në qershor CDC-ja hoqi paralajmërimin për rrezik nga Covid-19 për rreth 110 vende, por ajo sërish ka filluar me rivendosjen e kufizimeve të udhëtimit për disa prej tyre.
Lajm ne përditësim…