Më 19 korrik, qeveria britanike do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambjente të mbyllura, pavarësisht paralajmërimeve për rritjen e numrave të të infektuarve.
Sipas The Guardian masat e tjera lehtësuese janë edhe hapja e klubeve të natës, dhe udhëtimet turistike në vendet me rrezikshmëri të ulët infektimi.
Qeveria pritet të njoftoije edhe heqjen e detyrimit të karantinimit për personat e vaksinuar plotësisht që bien në kontakt me një të infektuar, si dhe për mbylljen e një klase të tërë nxënesisht nëse identifikohet një i infektuar.
Në Britani 86% e të rriturve ka marrë të paktën një dozë vaksine.