Në gusht, qeveria britanike ka vendosur të paguajë gjysmën e faturës për çdo britanik që zgjedh të hajë një vakt në restorant,n ga e hëna në të mërkurë.
Kjo masë do të kthejë 5 përqind të humbjeve të restoranteve, tha ministri i Financave i Britanisë, gjatë prezantimit të paketës së dytë, me vlerë 30 miliardë paund, në mbështetje të bizneseve të prekura nga koronavirusi.
Kjo i shtohet shumës prej 300 miliardë paund të dhënë nga Britania gjatë muajve të parë të krizës.
Masat e tjera të marra nga qeveria britanike janë:
1 mijë paund bonus për punëdhënësit që rikthejnë punonjësit në punë. Kosto totale 9 miliardë paund.
Ulje e taksës së blerjes së pronës deri në 500 mijë paund, deri më 31 mars 2021.
Ulje e taksës për strukturat akomoduese dhe për sektorin e turizmit, nga 20 në 5 përqind, për 6 muaj.
Qeveria do të paguajë direkt punonjësit nga mosha 16 deri në 24 vjeç, për 6 muaj, nëse punësohen në një kompani.
Qeveria do të paguajë 1 mijë paund për çdo punëdhënës që merr në punë një të ri, të sapo diplomuar.
Qeveria do të paguajë çdo punonjës 2 mijë paund për çdo person të ri që trajnon në punë.
Qeveria do të japë 2 miliardë paund për ndërtimin e banesave me sistem të eficensës së energjisë.