
Qeveria Britanike të hënën hoqi të gjitha kufizimet kundër Covid-19, përfshirë heqjen e maskës në rrugë dhe distancimin social.
Të gjitha lokalet e natës do të rihapen dhe do të lejohet funksionimi me kapacitet ët plotë i vendeve të mbyllura.
Ndërkohë, Kryeministri Boris Johnson – i cili ndodhet i zoluar për shkak të kontaktit me ministrin e tij të shëndetësisë të infektuar – nxiti qytetarët të vaksinohen.
Britania po hapet pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve — 50 mijë raste të reja, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve.
Kryeministri Johnson e mbrojti vendimin e tij, duke u shprehur se: “Nëse nuk e bëjmë tani, duhet ta pyesim veten, kur do ta bëjmë ndonjëherë? Ky është momenti i duhur, por duhet ta bëjmë me kujdes”.