Qeveria e Mbretërisë Bashkuar po zhvillon një aplikacion për të lajmëruar personat që kanë qënë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus. Aplikacioni është një imitim i atij që tashmë funksionon në Kinë dhe në disa nga vendet e Azisë. Lajmi u njoftua nga Njësia Kombëtare Teknologjike e Shëndetësisë.
Por, në ndryshim nga Kina, anëtarësimi në të do të jetë me dëshirë, dhe do të bazohet tek dhënia e informacionit me dëshirë. Aplikacioni po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në bashkëpunim me Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë.
Personat që do të anëtarësohen në program do të japin në mënyrë vullnetare të dhënat e vendndodhjes gjatë gjithë kohës së pandemisë.
Kërkuesit thanë se qeveria do t’i fshijë të dhënat pas përfundimit të pandemisë dhe nuk do të publikojë lëvizjet e personave të infektuar, në ndryshim nga Korea e Jugut.
Aplikacioni që perdoret në Kinë
Një aplikacion i tillë i ngjashëm u përdor për herë të parë në Kinë më 20 shkurt.
Përmes aplikacionit qeveria kineze, monitoron lëvizjen me GPS dhe lajmëron nëse në vendet ku ke qënë ka pasur dikë të infektuar me koronavirus.
Qytetarët me detyrim e shkarkojnë aplikacioni në telefon dhe fusin të dhënat personale si emër, mbiemër, dokument identifikimi.
Pavarësisht se ky aplikacion është kritikuar shumë, sepse i ka dhënë qeverisë kineze të drejtën të mbledhë të dhëna dhe të kontrollojë çdo qytetarë, në këtë kohë është vlerësuar si një nga gjetjet teknologjike më efektive në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.