Britania kujton ditën e parë të mbylljes së vendit

Nga Exit News
Britania kujton ditën e parë të mbylljes së vendit

Britania do të kujtojë një vjetorin e nisjes së karantinës, më 23 mars. “Dita kombëtare e reflektimit” do të mbahet për të kujtuar 125,000 qytetarët që kanë vdekur gjatë pandemisë së koronavirusit në Britani, sipas The Guardian.

Politikanët dhe institucionet e ndihmës ndaj qytetarëve do të mbajnë një minutë heshtje në mesditën e 23 marsit dhe do të kontaktojnë një person që ata njohin që ka humbur dikë nga Covid19.

Organizatorët e aktivitetit janë Kryqi i Kuq Britanik, Marie curie, Fondacioni Jo Cox, dhe Shërbimet Vullnetare Mbretërore.

Ata kanë lajmëruar se do të mbahet një minutë heshtje në mesditë dhë në 12:01 do të bien këmbanat në të gjithë vendin. Gjithashtu do të ndizen dritat në vendet e rëndësishme në vend në orën 20:00.

Organizatorët shpresoj që kjo ditë të kujtohet çdo vit, me ndezjen e qirinjve dhe vendosjen e shiritave të verdhë në pemë.

Boris Johnson është një ndër personat që mbështet nismën. Ai u shpreh se “ky ka qënë një vit i vështirë për vendin”, dhe “mendimet e mia shkojnë me të gjithë ata që kanë humbur dikë të dashur nga Covid19”.

Kjo është një përkujtimore shumë e rëndësishme sepse shënon ditët e parë kur vendi u mbyll.

Ky vendim u shoqërua me fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth ndaj popullit, dhe kryeministri Johnson u shtrua në spital i infektuar me Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>