Policia do të arrestojë dhe gjobisë me 1000 paund personat nëse refuzojnë të bëjnë testin e koronavirusit. Ky është projektligji i ri, i cili do të dërgohet në parlamentin anglez.
Ky projektligj iu jep gjithashtu pushtet ministrave të kabinetit qeveritar të bllokojnë tubimet publike për të parandaluar përhapjen e pandemisë në Britani.
Sipas projektligjit këshillat bashkiak do të kenë kompetencë për t’u marrë me trupat e viktimave – përfshirë këtu ku janë varrosur ose kremruar – për të siguruar që sistemi të mos bëhet i mbingarkuar nga numri i vdekjeve.
Këto masa u ndërmorrën për shkak se numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 144 persona.