Britania, masa të rrepta për skllavërinë moderne

Nga Alice Elizabeth Taylor
Britania, masa të rrepta për skllavërinë moderne

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel kritikoi veprimet e qeverisë për të luftuar skllavërinë modern. Ajo tha se frika e të quajturit “raciste” e ka ndaluar qeverinë të marra masat e duhura për të ndaluar këtë fenomen.

Ministrja tha se po konsideron vendosjen e ligjeve të reja mbi skllavërinë moderne.

Në vitin 2019, Reuters zbuloi se Mbretëria e Bashkuar po dërgonte në shtëpi dhjetëra skllevër të trafikuar nga vende si Shqipëria, duke rrezikuar që ata të trafikoheshin sërish.

Në raportin e qeverisë britanike për vitin 2018 u identifikuan 10 627 viktima të dyshuara të skllavërisë moderne. Shumë prej tyre vinin nga Shqipëria, Nigeria dhe Vietnami. Ndërsa në vitin 2017, Shqipëria ishte vendi kryesor i skllavërisë moderne në Britani.

Aktualisht, sipas qeverisë britanike, ka rreth 100 mijë skllevër që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>