
Bashkimi Evropian do të lejojë eksportin e produkteve ushqimore, përfshirë edhe ato me bazë mishi nga Britania për në vendet evropiane. Vendimi u njoftua të mërkurën (23 shtator) nga zyra e shefit të bisedimeve Britani-BE, Michel Barnier.
Sipas vendimit, Britania ka përmbushur standartet e kërkuara të sigurisë bilologjike dhe shëndetësore të produkteve me bazë mishi, ndaj ajo mund të eksportojë kafshë të gjalla ose produktet e mishin në BE.
Gjithashtu, ajo duhet të lajmërojë BE-në për çdo ndryshim në rregullat e saj, para se ato të ndryshohen.
Raundi i tetë i bisedimeve për Brexit përfundojë më shpejt këtë muaj si pasojë e mos futjes së Britanisë në listën e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të.
Ky vendim lehtëson shumë ngërcin e krijuar në bisedimet për Brexit.