Britania ndalon udhëtimet me Amerikën e Jugut

Nga Exit News
Britania ndalon udhëtimet me Amerikën e Jugut

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar udhëtimet nga e gjithë Amerika e Jugut për shqetësimet në lidhje me përhapjen e një varianti të ri të Covid-19.

Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi të  Premten.

Varianti brazilian u njoftua për herë të parë të hënën e kaluar.

Ministri i Transportit, Grant Shapps tha:

“E kam marrë vendimin urgjent për t’i ndaluar të ardhurit nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Cape Verde, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guajana franceze, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Surinami, Uruguaj dhe Venezuela – qysh nga nesër, 15 janar në orën 04:00, pas dëshmive për një variant të ri në Brazil”.

Shkencëtarët janë ende të pasigurt nëse është ndonjë variant më i transmetueshëm se variantet e tjera të koronavirusit, ose nëse do të provojë të jetë më rezistent ndaj vaksinave të reja.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën:

“Ne po vendosim masa shtesë për të siguruar që njerëzit që vijnë nga Brazili të kontrollohen: dhe vërtet të ndalojmë njerëzit që vijnë nga Brazili.”

Autoritetet braziliane tashmë kanë ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe muajin e kaluar pasi u zbulua varianti i ri i Covid-19. Kjo do të thotë se aktualisht

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>