Britania, ndihmë vendeve të tjera për gjurmimin e varianteve të reja të koronavirusit

Nga Exit News
Britania, ndihmë vendeve të tjera për gjurmimin e varianteve të reja të koronavirusit

Britania do të ndihmojë vendet, të cilat nuk kanë kapacitete për të identifikuar variantin e ri të koronavirusit, njoftoi të martën sekretari i shtetit për shëndetësisë, Matt Hancock.

Sipas Reuters, Britania do të dërgojë në këto vende kampione, të cilat do të identifikojnë variantin anglez dhe atë të Afrikës së Jugut.

“Pandemia ka treguar se thelbi i kaq shumë përvoja emocionuese që e bëjnë jetën të vlefshme për të jetuar varen jo vetëm nga shëndeti ynë, ose shëndeti i fqinjëve tanë, por shëndeti i njerëzve në të gjithë botën”, u shpreh Hancock.

Vendimi  vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve me  variantet e reja në vende të ndryshme rreth globit, me interes të veçantë rreth atyre të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut, Brazil dhe kohët e fundit në Gjermani – duke nxitur shqetësime të reja lidhur me imunitetin e mundshëm të vaksinave ose edhe një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>