Britania ndryshon ligjin: Mediat sociale do të gjobiten me 10% të fitimeve globale nëse lejojnë sulmet raciste

Nga Exit News
Britania ndryshon ligjin: Mediat sociale do të gjobiten me 10% të fitimeve globale nëse lejojnë sulmet raciste

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se kompanitë e mediave sociale do të gjobiten me 10 përqind të të ardhurave të tyre botërore nëse nuk heqin sulmet raciste nga platformat e tyre, sipas ligjit të ri britanik për të trajtuar sulmet raciste në internet.

Duke iu drejtuar parlamentit, Johnson gjithashtu tha se qeveria do të ndryshojë ligjin për sulmet raciste drejt futbollistëve. Tifozët e dënuar për sume raciste nuk do të lejohennë stadium, theksoi Johnson, sipas AP.

“Mbrëmë u takova përfaqësues të Facebook, të Twitterit, të TikTokut, të Snapchatit, të Instagramit dhe ua bëra të qartë se ne do të ndryshojmë ligjin për të adresuar këtë problem, dhe nëse ata nuk marrin masa kundër gjuhës së urrejtjes dhe racizmin në platforma, do të përballen me gjoba që arrijnë në 10% të të ardhurave të tyre globale”, sqaroi kryeministri britanik.

Vendimi erdhi pas suleve raciste në rrjet kundër futbollistëve të Anglisë, pas humbjes së Euro 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>