Britania do të vaksinojë fëmijët e moshës 12 vjeç deri në 15 vjeç kundër Covid-19, kanë vendosur katër zyrtarët kryesorë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria mendon sipas The Guardian, se një program masiv i vaksinimit të fëmijëve mund të ndihmojë në zvogëlimin e numrit të infeksioneve Covid gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Autoritetet thanë se vaksina e parë mund të bëhet menjëherë, me mundësinë e një dozë e dytë në periudhën e shkollës pranverore ose më vonë.
Në fillim të këtij muaji, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tha se ndërsa përfitimet shëndetësore nga vaksinimi i të gjithë grupmoshës ishin më të mëdha se rreziqet, “marzhi i përfitimit konsiderohet shumë i vogël” për ta mbështetur atë.
Sidoqoftë, JCVI mbajti të hapur mundësinë e anulimit të vendimit duke sugjeruar që katër zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar të rishqyrtojnë vendimin.