Britania paralajmëroi BE kundër ndalimit të eksportit të vaksinave

Nga Exit News
Britania paralajmëroi BE kundër ndalimit të eksportit të vaksinave

Britania e Madhe ka paralajmëruar sot Brukselin se ndalimi i eksporteve të vaksinave do të ishte “shumë i dëmshëm” për reputacionin e BE.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se “bota po shikon” mënyrën se si blloku po e menaxhon situatën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi një ditë më parë për gazetat gjermane se BE ka “mundësinë të ndalojë eksportet e planifikuara“, nëse AstraZeneca nuk dërgon një pjesë të vaksinave të saj të prodhuara në MB drejt bllokut.

Kompania tha se vonesat e vaksinave të planifikuara për në BE i detyroheshin “kompleksitetit të procesit të prodhimit“.

Ky është mesazhi për AstraZeneca-n. Përmbushni kontratën tuaj me Evropën, para se të filloni të dërgoni në vendet e tjera, ” deklaroi Von der Leyen.

Përshkallëzimi i rradhës për çështjen e eksportit të vaksinave MB-BE vjen përpara një takimi të nivelit të lartë të liderëve Evropian të enjten.

Nëse prishen kontratat, është një gjëja më e dëmshme që mund të ndodhë në një bllok tregtar që krenohet me sundimin e ligjit, që krenohet me ndjekjen e kontratave dhe me të qenit një bllok i hapur tregtar dhe unë mendoj se Komisioni e di thellë-thellë që bota është duke parë”  tha Wallace për Sky News.

Wallace deklaroi: “Një gjë që dimë për prodhimin e vaksinave është se është çëstje bashkëpunimi. Në prodhimin e vaksinave përfshihen vende jo vetëm në Evropë, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por më larg, në vende të tilla si India.”

LEXO  Borrel i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe të kujdeset për Navalny-n

Ai shtoi të dielën se kërcënimet e BE-së për të bllokuar dërgesat e vaksinave Pfizer në Britani, që ka rritur tensionet politike, mund të “dëmtojë” furnizimet e vaksinave në të gjithë globin.

Kjo deklaratë është interpretuar nga analistët anglez si një kërcënim për shpagim nga ana e Britanisë.

Përhapja e vaksinave të BE-së vazhdon me ritme të ulëta, teksa vende si Gjermania, Hollanda dhe Franca kanë vaksinuar vetëm rreth një në dhjetë qytetarë.
Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar, ka vaksinuar mbi gjysmën e popullsisë së saj të rritur.

Kërcënimi i fundit i BE për të pezulluar dërgesat e vaksinave vjen pasi një grup vendesh morën vendimin, e përmbysur shpejt javën e kaluar, për të ndaluar vaksinën AstraZeneca mbi rastet e supozuara të mpiksjeve të gjakut të lidhura me goditje.

Rregullatori Evropian i Barnave zbuloi se nuk kishte prova të rritjes së mpiksjes së gjakut nga vaksina dhe se AstraZeneca ishte “e sigurtë dhe efikase“.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>