Qeveria britanike po mendon t’i japi fund izolimit nga koronavirusi. Ministrat, njofton, The Guardian, po shqyrtojnë disa strategji dalje nga izolimi.
Strategjia e parë është hapja graduale e sektorëve të ekonomisë. Në fillim tw hapen bizneset e industrisë përpunuese, logjistikës dhe kompanitë e furnizimit të ushqimeve dhe më pas industritë e tjera.
Zyrtarët shprehen se është e vështirë të bëhet renditja e sektorëve të ekonomisë, kush është më e rëndësishme për ekonominë, se sa kontakt social kërkohet në to dhe masat mbrojtëse që do të përdorin.
Strategjia e dytë është të lejohen të rinjtë deri në 30 vjeç të dalin në punë, duke qënë se ata janë mosha më pak e prekur nga koronavirusi.
Shkencëtarët kanë propozuar edhe pajisjen e popullsisë me pasaportë imunitetit, pra ata që kanë antitrupa mund t’i kthehen jetës normale.
Strategjia e tretë është alternimi i periudhave të ashpërsimit të masave të distancimit social në varësi të kohës, në verë masat tw jenw më të lehta dhe të ashpërsohen pas muajit tetor.
Kjo strategji bazohet në studimet e shkencëtarëve që shprehen se me ngrohjen e kohës edhe infektimi me koronavirus do të ulet.
Qeveria ende nuk ka zgjedhur një strategji, sepse të treja strategjitë e propozuar kanë hasur kundërshtinë e mjekëve të cilët i frikësohen një vale të dytë infeksioni.