Kombet e Bashkuara paralajmëroi Britaninë se mos heqja e materialeve që marrin flakë nga ndërtesat e larta është shkelje e ligjeve ndërkombëtare.
Leilani Farha, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara i shkroi qeverisë për t’i shprehur “shqetësimin e thellë për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut për strehim, siguria e të cilave mbrohet nga ligjet ndërkombëtare”.
Kjo ndodh 3 vjet pas zjarrit në kullën Grenfell, në të cilin vdiqën 72 persona.
Por në Britani ende ka 300 ndërtesa të larta të cilat janë të veshura me të njëjtin material, duke vënë në rrezik mijëra jetë njerëzish.