Britania propozim për armëpushim në zonat e konfliktit për të nisur fushatën e vaksinimit

Nga Exit News
Britania propozim për armëpushim në zonat e konfliktit për të nisur fushatën e vaksinimit

Britania e Madhe do të propozojë këtë të mërkurë gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë armëpushim në zonat ku ka konflikt për lejuar vaksinimin e qytetarëve në këto zona.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab do të paraqesë rezolutën mbi kërcënimin me të cilin përballen mbi 160 milionë njerëz që jetojnë në zona të konfliktit si Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia dhe Etiopia.

“Vaksinimi global është thelbësor për të mposhtur koronavirusin. E kemi detyrë morale për të vepruar dhe domosdoshmëri strategjike për t’u bashkuar në mposhtjen e këtij virusi”, u shpreh Raab në një deklaratë zyrtare.

Britania është një nga vendet më të sukseshme në botë për fushatën e vaksinimirt. Gjatë fundjavës, Britania e Madhe vaksinoi 15 milion qytetarë në katër grupet e para të përparësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>