Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të shtunën njoftuan se marrëveshja për brexit ka ngeçur në tri çështje: barazia në kushtet e tregtisë, peshkimi, qeverisja e marrëveshjeve të tregtisë.
Kryenegoaciatorët do të mblidhen sërish të hënën, njoftuan dy uhdhëheqësit në një deklaratë të përbashkët. Ata thanë se nëse nuk arrihet marrëveshje në këto tri pika atëherë Britani dhe BE ndahen pa marrëveshje.
Më poshtë deklarata e përbashkët e dy udhëheqësve e raportuar nga Reuters:
“Sot, në një telefonatë mbi negociatat e vazhdueshme midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ne mirëpritëm faktin se progresi është arritur në shumë fusha.
Sidoqoftë, ndryshime të konsiderueshme mbeten në tre çështje kritike: barazia në kushtet e tregtisë, peshkimi, qeverisja e marrëveshjeve të tregtisë. Të dy palët nënvizuan se asnjë marrëveshje nuk është e realizueshme nëse këto çështje nuk zgjidhen.
Ndërsa njohim seriozitetin e këtyre ndryshimeve, ne ramë dakord që një ekip tjetër negociator duhet të ndërmarrë një përpjekje të mëtejshme për të vlerësuar nëse ato mund të zgjidhen.
Prandaj ne po udhëzojmë kryenegociatorët tanë që të mblidhen nesër në Bruksel.
Ne do të flasim përsëri të hënën në mbrëmje.”