Britania ka shënuar 4,926 raste të reja të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të qeverisë britanike, të botuara të martën, 22 shtator.
Kjo është dita me numrin më të lartë të infektimeve, që prej datës 7 maj, kur u shënuan 5, 614 të infektuar të rinj.
Qeveria britanike ka vendosur masa të reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Masat e reja janë mbyllja e pabeve dhe restoranteve në orën 22:00, dhe mbylljen lokale të qyteteve.
Britani po përjeton valën e dytë të infektimeve.