Britania vaksinon gjysmën e popullsisë së rritur

Nga Exit News
Britania vaksinon gjysmën e popullsisë së rritur

Gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, afërsisht 26.8 milion njerëz janë vaksinuar, të paktën me një dozë vaksine, njoftoi të shtunën, Kryeministri Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Britania administroi një numër rekord vaksinash, 711,1oo doza, të premten. Vendi renditet i katërti në botë për popullsinë totale të vaksinuar. Para Britanisë renditet Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kili, sipas Reuters.

Britania e Madhe raportoi më shumë se 4800 raste të reja dhe 100 vdekje të premten, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

“Vaksina është një histori suksesi kombëtar dhe mënyra jonë për të dalë nga kjo pandemi,” tha Hancock në Twitter.

Vendi synon të administrojë një goditje për çdo person mbi moshën 50 deri në prill dhe një dozë për çdo të rritur deri në fund të korrikut.

Johnson të premten u vaksinua me Oxford-AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>