Britania vaksinon më shumë se 5 milionë njerëz më të dyja dozat

Nga Exit News
Britania vaksinon më shumë se 5 milionë njerëz më të dyja dozat

Britania ka vaksinuar më shumë se 5 milionë njerëz më të dyja dozat e vaksinës.

Deri më 2 prill, referuar shifrave të qeverisë britanike, 5.2 milionë njerëz morën të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Numrin e përgjithshëm të vaskinuar është më shumë se 36 milion.

“Ne kemi arritur një tjetër moment historik në programin tonë të vaksinimit, me mbi pesë milionë njerëz të vaksinuar me nga dy doza”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Unë i nxis të gjithë njerëzit t’i marrin dozat e dyta, sa më shpejt që t’ju ofrohet atyre”, deklaroi ai.

Britania ka regjistruar 4.3 milionë raste si pasojë e COVID-19 si dhe 127 mijë viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>