Brukseli bën të detyrueshme maskën dhe në vendet e hapura

Nga Exit News
Brukseli bën të detyrueshme maskën dhe në vendet e hapura

Çdo person mbi 12 vjeç në Bruksel  duhet të mbajë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Vendimi u mor nga qeveria belge pasi ka patur rritje të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Kontrollet e policisë do të rriten për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat e reja.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, dhe ata që ushtrojnë ose kryejnë punë fizike intensive në rrugët publike, janë të përjashtuar nga rregullat, por do të duhet mbajnë distancën sociale.

Më herët dhe Parisi e bëri të detyrueshëm mbajtjen e maskës në ambjente të hapura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>