Bukëpjekësit shqiptarë në Bergamo, bukë falas për familjet në nevojë

Nga Exit News
Bukëpjekësit shqiptarë në Bergamo, bukë falas për familjet në nevojë

Dy vëllezër shqiptarë, të cilët jetojnë prej vitesh në Bergamo dhe kanë një furrë buke, kanë vendosur të shpërndajnë bukë falas.

Mirvjen Skuqej, një prej vëllezërve, tha për EuroNews, se ai dhe vëllai i tij vendosën ta mbajnë furrën e bukës hapur dhe në këto ditë të vështira dhe të ofrojnë bukën falas për njerëzit në nevojë.

Në një lidhje telefonike me EuroNews, ai tha se nuk e dinë ende nëse biznesi i tyre do të përfitojë nga ndihmat ekonomike të qeverisë, por kjo nuk i ka ndalur që të ndihmojnë komunitetin ku jetojnë.

Bergamo është një ndër zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>