Bullgari, qytetarët prej 1 muaji në protestë kundër qeverisë

Nga Exit News
Bullgari, qytetarët prej 1 muaji në protestë kundër qeverisë

Mijëra qytetarë në Sofje të Bullgarisë kanë vijuar protestat kundër qeverisë edhe të shtunën, për të 30 ditë me radhë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borisov, të cilin e akuzojnë si të korruptuar, si dhe largimin e kryeprokurorit të shtetit të cilin e quajnë ‘të kapur nga oligarkët’.

Përveç Sofjes, protesta janë mbajtur dhe në 5 qytete të tjera, ku qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe janë përplasur me policinë.

Bullgaria po përjeton protestat e saj më të mëdha antiqeveritare në shtatë vjet, pas një skandali korrupsioni që ka ekspozuar sesi oligarkët kanë ushtruar kontrollin mbi pjesët kryesore të shtetit të tilla si sistemi gjyqësor dhe qeveria e kryeministrit Borissov.

Në 5 gusht, në disa deklarata publike Borissov la të kuptohej se mund të dorëhiqej, por më pas aleatët e tij në koalicionin qeverisës këmbëngulën që ai të mos dorëhiqej.

Këto zhvillime të fundit kanë inatosur edhe më shumë protestuesit, të cilët shprehen të vendosur për të vazhduar me protestat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>