Qytetarët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Hungarisë.
Qeveria hungareze ka miratuar një listë të re me shtetet me ‘kod të verdhë’, qytetarët e të cilëve lejohen në vend dhe një listë të shteteve me ‘kod të kuq’, qytetarët e të cilëve nuk do të lejohen për shkak të përkeqësimit të pandemisë së Covid-19.
Që prej 15 korrikut, shtetasve të huaj që shkojnë në Hungari nga një vend i “verdhë” do t’u kërkohet të futen në karantinë për 14 ditë. Këto shtete janë: Bullgaria, Kina, Japonia, Norvegjia, Portugalia, Rumania, Rusia, Suedia, SHBA-ja dhe Anglia.
Ndërsa shtetet e listës së kuqe janë: Shqipëria, Bjellorusia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, dhe një sërë shtetesh në Afrikë dhe Amerikën e Jugut.
Deri të dielën, 12 korrik, në Hungari ka pasur 4234 pacientë me Covid-19 dhe 595 viktima.