Hungaria fut shqiptarët në ‘listën e kuqe’, nuk lejohen të futen në vend

Nga Exit News
Hungaria fut shqiptarët në ‘listën e kuqe’, nuk lejohen të futen në vend

Qytetarët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Hungarisë.

Qeveria hungareze ka miratuar një listë të re me shtetet me ‘kod të verdhë’, qytetarët e të cilëve lejohen në vend dhe një listë të shteteve me ‘kod të kuq’, qytetarët e të cilëve nuk do të lejohen për shkak të përkeqësimit të pandemisë së Covid-19.

Që prej 15 korrikut, shtetasve të huaj që shkojnë në Hungari nga një vend i “verdhë” do t’u kërkohet të futen në karantinë për 14 ditë. Këto shtete janë: Bullgaria, Kina, Japonia, Norvegjia, Portugalia, Rumania, Rusia, Suedia, SHBA-ja dhe Anglia.

Ndërsa shtetet e listës së kuqe janë:  Shqipëria, Bjellorusia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, dhe një sërë shtetesh në Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Deri të dielën, 12 korrik, në Hungari ka pasur 4234 pacientë me Covid-19 dhe 595 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>