Bullgaria i dhuron Maqedonisë së Veriut vaksina kundër COVID-19

Nga Exit News
Bullgaria i dhuron Maqedonisë së Veriut vaksina kundër COVID-19

Bullgaria do  t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një pjesë të dozave të vaksinës kundër COVID-19, që pritet të marrë javët në vijim.

Lajmin e dha ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas kthimit nga vizita në Sofje, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për dozat do të mësojmë në periudhën që vijon. Besoj se sasia e parë te ne do të arrijë në janar, edhe pse se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh”, tha Filipçe.

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov deklaroi se ata do të kenë doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë dhe një pjesë shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jepet falas.

Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë dhe, veç kësaj, do të kemi edhe doza shtesë për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. Më pas vjen nënshkrimi i marrëveshjeve konkrete për t’i hapur rrugë procesit për përcaktimin e sasive të nevojshme edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Angelov.

Premtimi për vaksinat falas vjen në periudhën e tensioneve të larta mes dy vendeve, për shkak të vetos bullgare ndaj kornizës negociuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>