Bullgaria pretendon të vaksinojë çdokënd pa grupe prioriteti

Nga Exit News
Bullgaria pretendon të vaksinojë çdokënd pa grupe prioriteti

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov tha të premten se “çdokush tani mund të paraqitet dhe të vaksinohet pa qenë në një grup përparësie”.

“Për sa kohë që ata presin, hezitojnë ose refuzojnë [për t’u vaksinuar], ne do të vaksinojmë të gjithë ata që duan,” tha Kryeministri Bullgar Boiko Borisov fundjavën e kaluar.

Kjo do të thotë që çdo shtetas bullgar që dëshiron të vaksinohet  mund të marrë një dozë – pavarësisht nëse ai ose ajo ka një përparësi të lartë të vaksinimit.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të paraqiten në një qendër vaksinimi gjatë orëve të hapjes – pasdite gjatë ditëve të javës, ose rreth orës në qendrën 24-orëshe të vaksinimit .

Një arsye kryesore pse qeveria ka marrë këtë hap, është se shumë Bullgarë të klasifikuar në tre grupet kryesore të vaksinimit me përparësi nuk duan të marrin vaksinën.

Shumë Bullgarë janë skeptikë, sipas një sondazhi të AlphaResearch të botuar në 18 Shkurt, vetëm 10% e Bullgarëve janë të gatshëm të inokulojnë, ndërsa 52% kanë refuzuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>