Bulqizë, minatori humb jetën në minierën e kromit

Bulqizë, minatori humb jetën në minierën e kromit

Një minator 33 vjeç humbi jetën sot në minierën e Bulqizës. Mësohet se minatori ka qenë duke punuar në zonën D të minierës, kur një masiv gurësh i ka rënë sipër.

Disa muaj më parë, dhe katër minatorë të tjerë humbën jetën në miniera, tre prej të cilëve në miniserën e Bulqizës.

Në shkurt, tre minatorë kinezë mbetën të bllokuar për disa ditë dhe më pas u nxorrën të vdekur nga miniera e kromit në Bulqizë. Ata humbën jetën si pasojë e një shpërthimi gazi. Tre minatorë të tjerë u plagosën gjatë këtij aksidenti.

Ndërkohë, në janar  në Tropojë u shemb miniera e kromit, ku një minator humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>