
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim shtetasi B. Z., i identifikuar si autori i një atentati me armë zjarri mesditën e së premtes në Bulqizë.
Dyshohet se B.Z. ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy qytetarëve, të cilët i kanë shpëtuar atentatit.
Policia po vijon më tej hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes.