Bulqizë, Qendra e votimit nxjerr pa mbyllur kutitë vëzhguesit e Elton Debreshit

Nga Exit News
Bulqizë, Qendra e votimit nxjerr pa mbyllur kutitë vëzhguesit e Elton Debreshit

Qendra e votimit në Bulqizë ka nxjerr pa mbyllur kutitë vëzhguesit e akredituar nga KQZ të Elton Debreshit.

Debreshi ka denoncuar rastin përmes një video në Facebook, ku shprehet se “Qendra e votimit ne Bulqizë refuzon te japë arsye se pse ne kundërshtim me ligjin ka nxjerre pa mbyllur kutite e votimit vëzhguesit e akredituar te kandidatit Elton Debreshi”.

Ai njofton se Policia ka qenë e pranishme dhe nuk ka ndërhyre për të siguruar zbatimin e ligjit.

Debreshi tha se do të padis çdo shkelës ligji brenda dhe jashtë qendrës së votimit.

Në video shihet se si vëzhguesve që kërkojnë informacion  iu është mbyllur dera dhe nuk u jepet përgjigje pyetjes së tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>