Bundestagu gjerman: Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

Bundestagu gjerman: Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

Ekziston një dyshim jo vetëm në Bundestagun gjerman, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Johann David Wadephul, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, gjithashtu e vuri në dukje këtë pas raporteve të progresit të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Shqipëri, ende nuk ka drejtësi funksionale, as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë nuk funksionojnë”, deklaruan deputetët e CDU-së. Mungon po ashtu një mekanizëm antikorrupsioni si modeli i Rumanisë.

“Në mënyrë të ngjashme janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar,” shtoi Wadephul.“Përveç kësaj, nuk asnjë çëshje të përfunduar kundër politikanëve dhe kriminelëve të nivelit të lartë.”

Sipas deputetëve të CDU-së, këto kritika nuk vlejnë për Maqedonie Veriut, por vetëm për Shqipërinë.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi në prapaskenë se nëse hapen negociatat me Maqedoninë Veriore dhe jo me vendin e tij, atëherë ai do të ngrejë çështjen e Shqipërisë së Madhe, pra çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe zonave të tjera shqiptare,  përfshirë ato në Maqedoni. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>