Dy student amerikanë, Finnegan Lee Elder dhe Gabriel Natale-Hjorth, u dënuan të mërkurën me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici italian në korrik të 2019.
Vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të një afere droge, që shkoi keq, raporton BBC.
Dikush mashtroi Elder dhe Natale-Hjorth, duke u shitur aspirinë të shtypur për 80 dollarë, në vend të një grami kokainë.
Kur e zbuluan, studentët i vodhën çantën e shpinës personit që i kishte prezantuar me shitësin e aspirinës.
Kur dy oficerë të policisë u përpoqën të marrin çantën, njëri prej tyre, Mario Cerciello Rega, u godit disa herë me thikë nga Elder dhe Natale-Hjorth.
Për shkak se oficerët ishin të paarmatosur dhe pa uniformë, të pandehurit pretendojnë se vepruan në vetmbrojtje, duke menduar se oficerët ishin trafikant droge.
Por, oficeri Varriale, që i mbijetoi sulmit, dëshmoi se ata ishin prezantuar dhe iu kishin treguar distinktivin adoleshentëe.
Avokati i Eldert Renato Borzone e konsideroi rezultatin si “një turp për Italinë” dhe akuzoi jurinë se nuk kishte marr parasysh gjetjet e gjyqit.
“Do të apelojmë. Po flasim për një djalë 19- vjeçar i cili u sulmua, ” u shpreh Borzone.
Ndërsa e veja e Rega-s u shpreh mirënjohëse për verdiktin.