Burg i përjetshëm për dy studentët amerikan që vranë policin italian

Nga Exit News
Burg i përjetshëm për dy studentët amerikan që vranë policin italian

Dy student amerikanë, Finnegan Lee Elder dhe Gabriel Natale-Hjorth, u dënuan të mërkurën me burgim të përjetshëm  për vrasjen e një polici italian në korrik të 2019.

Vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të një afere droge, që shkoi keq, raporton BBC.

Dikush mashtroi Elder dhe Natale-Hjorth, duke u shitur aspirinë të shtypur për 80 dollarë, në vend të një grami kokainë.

Kur e zbuluan, studentët i vodhën çantën e shpinës personit që i kishte prezantuar me shitësin e aspirinës.

Kur dy oficerë të policisë u përpoqën të marrin çantën, njëri prej tyre, Mario Cerciello Rega, u godit disa herë me thikë nga Elder dhe Natale-Hjorth.

Për shkak se oficerët ishin të paarmatosur dhe pa uniformë, të pandehurit pretendojnë se vepruan në vetmbrojtje, duke menduar se oficerët ishin trafikant droge.

Por, oficeri Varriale, që i mbijetoi sulmit, dëshmoi se ata ishin prezantuar dhe iu kishin treguar distinktivin adoleshentëe.

Avokati i Eldert Renato Borzone e konsideroi rezultatin si “një turp për Italinë” dhe akuzoi jurinë se nuk kishte marr parasysh gjetjet e gjyqit.

“Do të apelojmë. Po flasim për një djalë 19- vjeçar i cili u sulmua, ” u shpreh Borzone.

Ndërsa e veja e Rega-s u shpreh mirënjohëse për verdiktin.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>