Bushati refuzon të përgjigjet për 12 miljet e detit të falura Greqisë

Bushati refuzon të përgjigjet për 12 miljet e detit të falura Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka refuzuar të japë informacion për marrëveshjen për detin të arritur me Greqinë.

Megjithëse ministri grek i jashtëm Kotzias deklaroi dje se marrëveshja është arritur dhe Greqia do të marrë 12 milje det nga Shqipëria, Ministri Bushati iu shmang disa herës pyetjes dhe nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

Ministri Bushati tha thjeshtë se “marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se ajo e 2009-ës” duke lënë të kuptohej se marrëveshja nuk ishte arritur ende plotësisht.

Më poshtë janë disa nga deklaratat kryesore të Ministrit Bushati, bërë dje gjatë bisedës me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion.

Për marrëveshjen për detin me Greqinë:

“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot.”

“Marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Është një marrëveshje në respekt të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare.”

“Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e barazlargësisë, ndërsa marrëveshja e sotme do të jetë e barazlargësisë, por e axhustuar.”

“Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>