Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta raportoi në Kuvend, të mërkurën përfundimet e raportit të miratuar. Sipas raporti shkeljet e kryera nga Meta janë:
—Shkelja e betimit të Presidentit që bënë fjalë për nenin 88 pika 3 e Kushtetutës,
—Shkelja e detyrimeve kushtetuese të Presidentit për të qenë përfaqësues i unitetit të popullit, neni 86 pika 1 e Kushtetutës,
—Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar aktivitet tjetër përveç aktiviteti të Presidentit neni 89 i Kushtetutës,
—Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar asnjë kompetencë që nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, neni 94 i Kushtetutës,
—Cenimi i të drejtave kushtetuese të individëve, cenimi i procesit zgjedhor,
—Cenim i sigurisë dhe i rendit, cenim i marrëdhënieve me partnerët strategjik të Shqipërisë,
—Cenim i imazhit dhe reputacionit të vendit,
—Cenim i figurës së institucionit të Presidentit,
—Abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.