Hyseni prezanton shkelje e kryera nga Meta

Nga Exit News
Hyseni prezanton shkelje e kryera nga Meta

Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta raportoi në Kuvend, të mërkurën përfundimet e raportit të miratuar. Sipas raporti shkeljet e kryera nga Meta janë:

—Shkelja e betimit të Presidentit që bënë fjalë për nenin 88 pika 3 e Kushtetutës,

—Shkelja e detyrimeve kushtetuese të Presidentit për të qenë përfaqësues i unitetit të popullit, neni 86 pika 1 e Kushtetutës,

—Shkelja e  detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar aktivitet tjetër përveç aktiviteti të Presidentit neni 89 i Kushtetutës,

—Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar asnjë kompetencë  që nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, neni 94 i Kushtetutës,

—Cenimi i të drejtave kushtetuese të individëve, cenimi i procesit zgjedhor,

—Cenim i sigurisë dhe i rendit, cenim i marrëdhënieve me partnerët strategjik të Shqipërisë,

—Cenim i imazhit dhe reputacionit të vendit,

—Cenim i figurës së institucionit të Presidentit,

—Abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>