Buxheti i shtetit për 7-mujorin, mungojnë 65 milionë euro

Buxheti i shtetit për 7-mujorin, mungojnë 65 milionë euro

Rreth 8,2 miliardë lekë (65 milionë euro) është  mosrealizimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën janar-korrik 2018.

Në total, ishte parashikuar që të mblidheshin rreth 264 miliardë lekë, ndërkohë që faktikisht janë mbledhur 255 miliardë lekë.

Karahasuar me një vit më parë, të ardhurat për 7-mujorin janë ulur me rreth 3 për qind.

Sipas treguesve që ka renditur Ministria e Financave, insitucionet kanë dështuar më shumë në mbledhjen e taksave doganore (8,1 për qind më pak se parashikimi), në mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale ( 7,1 për qind më pak se parashikimi), në mbledhjen e akcizës (6,8 për qind më pak se parashikimi). Po ashtu të ardhurat nga mbledhja e TVSH-së, për këtë 7-mujor, janë 5,4 për qind më pak se parashikimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>