By-passi i Fierit — Punëtorët kërkojnë pagat e papaguara

By-passi i Fierit — Punëtorët kërkojnë pagat e papaguara

Punonjëst e by- pass-it të Fierit po protestojnë përpara godinës së Kryeminsitrisë për pagat e papaguara nga kompanitë nënkontraktore që kanë kryer punimet në këtë segrement rrugor. Ato shprehen se kanë mbi nëj vit që nuk paguhen për punën e bërë.

Kjo situatë u krijua pasi,  vlerat shumë të ulta dhe ndjekja e një politike vetëvrasëse në marrëdhëniet mes kompanisë Serenissima dhe nënkontraktorëve krijoi një sërë mosmarrëveshjes të cilat sollën bllokimin e punimeve, bllokimin e llogarive. Dhe borxhet e krijuara nga kompani në drejtim të firmave nënkontraktore kapin vlerën e 17 milionë eurove.

Pas një sërë negociatash të kota, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësues të politikës italiane, qeveria shqiptare vendosi të shfuqizojë kontratat.

Tenderi për ndërtimet e by-pass-it të Fieri u miratua më 2013 dhe punimet duhet të përfundonin në viitn 2017. Por deri tani janë kryer vetëm një pjesë e vogël e punimeve.

Ndërkohë, në gusht të 2017, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se do të rihapet tenderimi për ndërtimin e By-passit të Fierit dhe Vlorës.

Sipas njoftimit, qeveria shqiptare do të përdori fondet e mbetura nga kredia prej 48.8 milionë euro nga BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) për ndërtimin e by-passit të Fierit me gjatësi 22 kilometra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>