Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik e bëri të qartë se opozita kërkon të ruhen koalicionet zgjedhore sikurse janë sot.
“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor”, tha Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes për median.
Ai tha se opozita kërkon mendimin e OSBE-Odihr për çështjen e koalicioneve zgjedhore.
Bylykbashi tha se PS nuk do lista 100 % të hapura, duke i hequr qytetarëve mundësinë të zgjedhin lirisht.
“Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.