Bylykbashi: Koalicionet aktuale mundësojnë hapjen e listave, fleta e votimit njësoj

Nga Exit News
Bylykbashi: Koalicionet aktuale mundësojnë hapjen e listave, fleta e votimit njësoj

Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se koalicionet mund të funksionojnë sëbashku me listat e hapura, duke e konsideruar idenë e kryeministrit Rama, i cili pohon të kundërtën, gënjeshtër.

Në një komunikim për mediat, Bylykbashi pohoi se koalicionet nuk kanë asnjë lidhje me listat e hapura, duke thesuar se koalicionet që parashikon Kodi Zgjedhor aktual e mundësojnë më së miri hapjen e listave.

Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.”

Bylykbashi pohoi se e vetmja çështje për tu zgjidhur është hartimi i fletës së votimit. Sipas fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Rama, por  do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>