Bylykbashi: me propozimin tonë nuk do të kemi një mazhorancë që kap zgjedhjet

Nga Exit News
Bylykbashi: me propozimin tonë nuk do të kemi një mazhorancë që kap zgjedhjet

Opozita nuk heq dorë nga propozimi i sja për zgjedhjet e anëtarëve të KQZ-së sipas formulës së zgjedhjes së organeve të vetingut. Oerd Bylykbashi, pas përfudnimti të takimit u shpre se propozimi i opozitës, i ngjashëm me atë ët reformës në drejtësi sigurobn paanësi dhe nuk lejon kapjen e organeve nga shumica.

“Kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

Por, sipas Bylykbashit, ky propozim nuk u pranua me arsyetimin se politizon KQZ-në.

Opozita propozoi sot që procesi i ngritja e të grupeve ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve të KQz-SË, dhe vlerësimi i këtyre të fundit, të bëhet nga Kuvendi dhe jo nga Avokati i Popullit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>