Bylykbashi: Ndryshimet e 5 tetorit përjashtojnë kandidatët e pavarur nga gara

Nga Exit News
Bylykbashi: Ndryshimet e 5 tetorit përjashtojnë kandidatët e pavarur nga gara

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së për reformën zgjedhore, deklaroi se me ndryshime e 5 tetorit të Kodit Zgjedhor, Rama dhe PS po përjashtojnë nga e drejta për tu zgjedhur kandidatët e pavarur.

Gjatë një intervistë për News24, të shtunën, Bylykbashi tha se ndryshimet e Kodit dëmtojnë jo vetëm partitë e vogla, por dhe kandidatët e pavarur të cilët duhet të mbledhin një për qind të votave në rang kombëtar:

“Të gjitha subjektet zgjedhore që të futen në garë për të fituar mandat me votat që kanë mbledhur, duhet të arrijnë 1 për qind në shkallë kombëtare, nëse nuk e fitojnë 1 për qind kandidatët e pavarur, për rrjedhojë ata përjashtohen. Me këtë jo vetëm dëmtohen partitë e vogla, por nuk do të ketë kandidatë të pavarur. Kjo është pabarazi.”

Bylykbashi theksoi se këto ndryshime bien në kundështim me parimin kushtetues të barazisë:

“Po shkelet parimi kushtetues i barazisë. Është shkelur Kushtetuta, standardet ndërkombëtare vetëm e vetëm që humbja e Edi Ramës të jetë më e vogël, të minimizohet.”

Një ditë më parë, presidenti Meta vendosi mosdekretimin dhe kthimin në kuvend të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, por shumica socialiste ka deklaruar se do t’i rimiratojë ato në kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>