Bylykbashi, PD do të fitojë zgjedhjet e 2021

Nga Exit News
Bylykbashi, PD do të fitojë zgjedhjet e 2021

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, në një bisedë të dielën me gazetaren Eni Vasili, tha se PD “sido që ta bëjë sistemin zgjedhor do t’i fitojë zgjedhjet në 2021”.

Bylykbashi theksoi se PD do të hyjë në zgjedhje:

“Ne përgatitemi për të hyrë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet me çfarëdo lloj sistemi. Sali Berisha fitoi zgjedhjet me sistemin që i jepte “Dushkun” Fatos Nanos”.

Ai tha se ndryshimet 1 vit para zgjedhjeve janë në kundërshtim me rregullat e Komisionit të Venecias:

“Ajo që po them, ka ndryshuar rregullin themelor për garën zgjedhore. Qëllimi i Këshillit Politik është të arrijë standarte ndërkombëtare duke miratuar drafte ligjesh me konsensus.  Komisioni i Venecias thotë që rregullat nuk ndryshojnë një vit para zgjedhjes”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>