Bylykbashi, PD nuk do të paraqes nesër propozim në Këshillin Politik

Nga Exit News
Bylykbashi, PD nuk do të paraqes nesër propozim në Këshillin Politik

Partia Demokratike nuk do të paraqes nesër një draft për ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik tha se:

Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi”.

Bylykbashi theksoi se opozita kërkon ekspertizën e OSBE-së për ndryshimin e formulës së koalicioneve.

Ai tha se Rama po i ndryshon rregullat e lojës në mes të garës sepse është i sigurtë që do të humbë përballë opozitës së bashkuar.

“Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baraz me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen”, tha Bylykbashi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>