Cakaj: Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve ‘gjyq politik’

Nga Exit News
Cakaj: Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve ‘gjyq politik’

Zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj e ka quajtur gjyqin ndaj drejtuesve të lartë politik të Kosovës gjyq politik.

“Akuzat janë inciuar politikisht. Gjykata Speciale është një e keqe e pashmangshme. Serbia nuk ka pasur një Gjykatë Speciale. Presidenti Vuçiç ka qenë ministër i Propagandës në kohën e Millosheviçit. Tribunali i Hagës nuk po heton serbët. Gjykata Speciale është një gjykatë që heton njërën etni”, tha Cakaj në emisionin Open.

Sipas Cakajt gjyqi ka për qëllim përmbysjen e fitores së UÇK-së:

“Aty po synohet dekriminalizmi i ushtrisë së UÇK, po vertikalizohet përgjegjësia, gjë që është e padrejtë. Rrezikon të përmbysë narrativën historike për përmbysjen e Jugosllavisë dhe luftën çlirimtare të Kosovës, pasi më del më shumë viktimë Serbia se sa Kosova”.

Ai kujtoi “të gjitha dënimet për krimet e Serbisë në Kosovë, kanë qenë në profile ushtarake dhe të mesëm”.

“Pra deri sa në Serbi po deshtetëzohet akuza për krime lufte, nuk duhet të shfaqet para gjyqit, pas 20 vitesh një ish-president i Kosovës. Vetë ekzistenca e Gjykatës Speciale është politik. Është selektive, ka mandat të hetojë vetëm krimet e supozuara të shqiptarëve dhe le në heshtje përgjegjësinë kriminale të strukturave të lart atë Serbisë”, tha Cakaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>