
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas një takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, beson se nuk ekziston një plan sekret për ndryshimin e kufijve.
Në një shënim që ka ndarë në rrjetin social Twitter në anglisht, Cakaj kërkon të bindë edhe të tjerët se Grennell bëri një punë fantastike në lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më lini të jem i qartë: NUK ka një plan sekret, NUK ka shkëmbim territoresh, NUK ka nxitim për arritjen e marrëveshjes pas dyerve të mbyllura. Ne e mbështesim dhe jemi mirënjohës për punën e tij [Grennell].” – shkruan Cakaj.